Nesër protesta: Besa Shahini hiqe maskën, jep llogari për krimet seksuale ndaj fëmijëve në shkolla!

Shqipëria

Nesër protesta: Besa Shahini hiqe maskën, jep llogari për krimet seksuale ndaj fëmijëve në shkolla!

Nga: Albana Mustafaraj Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 20:44
Besa Shahini

Të dashur miq dhe kolegë,

Pavarësisht se ka dy javë që është denoncuar dhunë sekusale me fëmijët, në Shqiperi deri tani as Ministria e Arsimit, as qeveria shqiptare nuk kanë dhënë llogari dhe as kanë informuar publikun me këtë shkelje tepër të rëndë të të drejtave të fëmijëve. Për më tepër as nuk kanë informuar publikun se cilat janë masat që qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit do të marrin për t’i bërë shkollat të sigurta dhe jo streha për grabitqarët seksualë.

Shoqeria Civile ka protestuar dhe ka kërkuar llogaridhënie nga të gjitha instiucionet përgjegjëse, përfshi këtu dhe angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë, por deri më sot jemi përballur me një heshtje absuoute nga të gjitha institucionet, të cilat supozohet se janë aty për të mbrojtur dhe kujdesur për qytetarët. Kjo na ka shtyrë që në dy të Premte rrjesht, ne të organizojmë protesta përpara Ministrisë së Arsimit, Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar llogari në lidhje me këtë ngjarje kaq të rëndë dhe sigurisht për t’u njohur me masat që duhen marrë për të adresuar ngjarjen!

Sikur të mos mjaftonte kjo heshtje absoulte nga ana e Qeverisë, në të vetmen dalje në publik që Ministrja e Arsimit znj. Shahini ka dhënë përmes një rrjeti social siç është Facebook, duke mos patur kurajon të dalë përballë mediave dhe përballë publikut, ajo akuzoi si mediat, gazetarët ashtu dhe shoqërinë civile me një gjuhë që i shkon përshtat vetëm atyre njerëzve të cilët vijnë nga vendet më anti demokratike të botës, por Shqipëria nuk është një vend i tillë dhe ne asnjëherë nuk do ta lejojmë këtë gjë.

Çdo javë ne do të dalim të protestojmë deri sa Ministria, Qeveria dhe Kuvendi të kenë dhënë deri në fund llogari në lidhje me dhunën dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve, duke marrë edhe përgjegjësinë morale, politike dhe qytetare që ju takon!

Për ne është e patolerueshme që zyrtarët që paguhen nga taksat e qytetarëve lejojnë që fëmijët të shfrytëzohen seksualisht në shkollat tona publike dhe nga ana tjetër të mos dalin të japin llogari përpara taksapaguesve se përse lejohet që këto ngjarje të ndodhin. Ne për këtë bëjmë fajtore kryesore Ministren e Arsimit znj. Besa Shahini, si dhe çdo zyrtar tjetër publik në Qeveri dhe Kuvend që vazhdojnë si struci të fshihen me kokën në rërë duke shpresuar se ”çudia e rradhës të zgjasë vetëm tre dite”!

Këtë të Premte, datë 28 Shkurt 2020, CRCA/ECPAT Shqipëri ju fton t’i bashkoheni Protestës së 3-të Paqësore përpara godinës së Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit (në bllok) për t’i kërkuar znj. Besa Shahini të heqë maskën dhe të japë llogari për shfrytëzimin seksual të fëmijëve në shkolla!

Përfaqësues të OSHC-ve, partnerë të OJF-ve, prindër, të rinj mbi 18 vjeç, organizata ndërkombëtare, media, etj, janë të ftuar të na bashkohen. Pjesëmarrja dhe kontributi ynë në këtë Protestë Paqësore të shoqërisë civile do të tregojë forcën dhe vendosmërinë tonë për të arritur standartet e kërkuara për sigurinë e fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat