Qori: Fajtori i përhershëm për situatën e naftëtarëve në Ballsh është shteti

Shqipëria

Qori: Fajtori i përhershëm për situatën e naftëtarëve në Ballsh është shteti

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 21:40
Arlind Qori

Për pedagogun Arlind Qori shteti është fajtori kryesor dhe i përhershëm në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit.

Nga studioja e “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ai tha se është privatizuar një uzinë që funksiononte në vitin 2008, por që u privatizua për të përfituar brenda ditës.

Qori: Është një fajtori dhe një faktor që është i përhershëm, që është shteti. Shteti në kuptimin e qeverive, se kjo punë ka nisur së paku në vitin 2008-tën, që do të thotë se i përfshin të dyja qeveritë. Është privatizuar një uzinë që funksiononte në vitin 2008, ku nëpërmjet taksës paguhet 30-35 milion euro shtetit. Kjo është privatizuar, për mendimin tim, për të përfituar brenda ditës ata që kanë hedhur firmën në këtë proces privatizues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat