Vetëvrasja e Fatmir Koleci, gazetari Andi Bora jep detajet

Shqipëria

Vetëvrasja e Fatmir Koleci, gazetari Andi Bora jep detajet

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 22:26
Andi Bora

Fatmir Koleci, autori i vrasjes së dyfishtë në Rrëshen të Mirditës ka vrarë veten. Kështu tha gazetari i Top Channel, Andi Bora në Open.

“Paskryerjes së krimit ai nëpërmjet pyllit ka shkuar në shtëpinë e tij në Zejmen të Lezhës. Ka shkruar policia e Shkodrës dhe pastaj edhe forcat Renea që  i kanë kërkuar Kolecit të dorëzohet. Në ato moment ai ka vrarë veten”- tha Andi Bora.

Kujtojmë që Fatmir Koleci i zuri pritë ish-gruas së tij Esmeralda Filopati dhe vëllait të saj ku i qëlloi më breshëri kallashnikolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat