Parashikimi i motit për sot, 28 shkurt 2020

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot, 28 shkurt 2020

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 06:55
Ilustrim

Përmirësimi i shkurtër i motit gjatë mbrëmjes do të pasohet nga një përkeqësim gradual në mëngjesin e ditës së premte.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veriperëndim e perëndim parashikohen në orët e mëngjesit.

Më tej do të përfshijnë të gjithë vendin, lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto hera herës të dendura në veri e verilindje. Reshjet do të ndërpriten në orët e pasdites.

Era do të mbizotërojë nga veriperëndimi, hera herës e fortë përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohen: Temperaturat parashikohen në: zonat malore -2ºC deri në 5ºC zonat e ulëta 1ºC deri në 12ºC zonat bregdetare 2ºC deri në 13ºC Ju urojmë një ditë të mbarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat