Arrestohet Henri Çili, analist, botues dhe pronar i UET

Shqipëria

Arrestohet Henri Çili, analist, botues dhe pronar i UET

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 09:05
Henri Çili

Arrestohet Henri Çili botues, analist dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës.

Newsbomb.al mëson se pronari i UET është vënë në pranga nga forcat e policisë gjatë mesnatës.

Aksioni ka nisur dje në mbrëmje dhe botuesi është ndaluar sot nga oficerët e policisë Tiranë.

Henri Çili fillimisht është mbajtur një orë në drejtorinë e Tiranes dhe pastaj në Drejtorinë e Përgjithshme. Arrestimi i tij nuk është bërë për llogari të Tiranës, pasi hetimet po kryehen për llogari të një qyteti tjetër, që nuk bëhet ende me dije.

Ende nuk janë zbuluar të dhëna të tjera lidhur me arsyen e arrestimit të Çilit, por newsbomb.al mëson se në minutat në vazhdim policia e shtetit do të dalë në një deklaratë për shtyp për të dhënë detaje rreth kësaj ngjarje që ka tronditur opinionin.

Pas arrestimit të Çilit është rrethuar EUT, ku kanë vijuar kontrollet gjatë mesnatës.

Henri Çili është pronar i UET, njëherazi themelues i botimeve “Mapo”, medie të cilën e ka themeluar në korrik të vitit 2010, por që e ka shitur disa muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat