Koronavirusi, Basha: Situata nuk është siç e paraqet propaganda qeveritare

Shqipëria

Koronavirusi, Basha: Situata nuk është siç e paraqet propaganda qeveritare

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 13:33
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokrati Lulzim Basha reagoi të premten në lidhje me përhapjen e koronavirusit. Basha u shpreh se grupet e punës të ngritura nga Partia Demokratike po monitorojnë situatën në qendra shëndetësore. Sipas Bashës, gjendja nuk është siç paraqet propaganda e qeverisë.

Lulzim Basha: PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së corona virus-it në vend. Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë. 

Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore. Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të corona virus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë.

Ndërkohë grupet e kontrollit të Partisë Demokratike kanë vijuar dhe të premten kontrollet në qendrat shëndetësore, për monitorimin e masave të marra për mbrojtjen nga koronavirusi.

Ndërkohë grupet e kontrollit të Partisë Demokratike kanë vijuar dhe të premten kontrollet në qendrat shëndetësore, për monitorimin e masave të marra për mbrojtjen nga koronavirusi. Bardh Spahia, nga qendra shëndetësore Nr. 10, u shpreh se mungojnë masat mbrojtëse për personelin shëndetësor për tu përballur me koronavirusin.

Bardh Spahia: Ndodhemi sot këtu pranë qendrës shëndetësore Nr.10, një qendër e cila mbulon një numër jashtëzakonisht të madh të qytetarëve të Tiranës, rreth 115 mijë qytetarë të kësaj zone që marrin shërbim në këtë qendër. Në vazhdim edhe të denoncimeve të shumta që kemi marrë nga personeli shëndetësor dhe qytetarë të ndryshëm për mungesa të theksuara për sa i përket mjeteve mbrojtëse apo mangësive të theksuara sa i përket dezinfektimit apo sigurisë në këto qendra shëndetësore. Ashtu si edhe në qendra të tjera patëm rastin të komunikojmë, të shohim nga afër dhe të komunikojmë me personelin mjekësor, shëndetësor të cilët na konfirmuan edhe një herë vështirësitë me të cilat hasen, mungesat për pajisjet e duhura për vetëmbrojtje dhe si në qendra të tjera, pikërisht në mungesën e maskave, vizierave mbrojtëse, tutave apo veshjeve të duhura në rast të dyshimit të një pacienti për koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat