Arrestimi i Henri Çilit/ Kryeprokurori Çela: Frytet e prokurorisë së pavarur

Shqipëria

Arrestimi i Henri Çilit/ Kryeprokurori Çela: Frytet e prokurorisë së pavarur

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 19:08
Olsian Çela

Kryeprokurori Olsian Çela ka reaguar pas arrestimit të pronarit të UET, Henri Çili.

Sipas Çelës ky është fryt i prokurorisë së pavarur.

“Puna e prokurorisë, frytet e prokurorisë së pavarur, zbatimi i ligjit, reforma në drejtësi, këto janë rezultatet”, u shpreh Çela pyetur nga gazetarët gjatë analizës vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbajtur në Vlorë.

Kujtojmë se Çili u arestua mëngjeisn e  sotëm pas një urdhëri të lëshuar nga Gjykata. Shoqërimi i Çilit është bërë pasi dyshohet për mashtrime të mëdha dhe një skemë fajdesh dhe korrupsioni me gjyqtarët, për lirimin e të dënuarve të bandës së  Lazaratit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat