Riaktivizohet plani për shkarkimin e Metës, Dvorani rrëfehet në Parlament

Shqipëria

Riaktivizohet plani për shkarkimin e Metës, Dvorani rrëfehet në Parlament

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 06:26
Dvorani

Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur këtë të premte, ku është thirrur për t’u marrë në pyetje kreu i KED, Ardian Dvorani, i paditur nga Meta për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i KED-së, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të komisionit në lidhje me të gjithë procedurën e hartimin e listave të kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

“Ka qenë një veprimtari 1-vjeçare shumë intensive. KED ka realizuar funksionet e tij në kushte të jashtëzakonshme. Me pritshmëri që vendet vakante do krijoheshin në distanca nga njëra-tjetra.

Në vitin 2019 për shumë arsye, në kuadër të procesit të vettingut u krijuan të gjitha vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe në ILD dhe gjithçka iu ngarkua për ta ushtruar KED.

Këshilli duhet të përgatiste edhe të gjitha aktet nënligjore që udhëzimet të miratoheshin pa të cilat nuk mund të fillonte procesi i përgatitjes së kandidaturave. Në 2 prill u mbyll ky proces dhe filloi procedura e vlerësimit të vendeve vakante. Ne ishim në kushtet kur këto afate të shkurtra ishin të tejkaluara me 1-2 vjet dhe duhet t’i bënim këto gjëra njëherësh. Vumë re që në listat e vendeve vakante kishte një numër të konsiderueshëm kandidatësh për disa vende vakante.

Gjatë vitit u verifikua dhe një fenomen tjetër që për shkak të ndalimit të kandidimit, një pjesë e vendeve vakante mbetën pa një numër minimal kandidatësh. 57 kandidatë u shqyrtuan për Gjykatën Kushtetuese. 15 kandidatë u tërhoqën, 20 të tjerëve iu ndalua kandidimi dhe mbetën vetëm 6 kandidatë në 4 vendet vakante”, deklaroi Dvorani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat