Derbi Tirana-Partizani, Meta reagon për tifozët që bënë thirrje për protestën e 2 marsit

Shqipëria

Derbi Tirana-Partizani, Meta reagon për tifozët që bënë thirrje për protestën e 2 marsit

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 09:18
Ilustrim

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar tifozët që i kanë dhënë vëmendje manifestimit të 2 marsit në derbin Tirana-Partizani.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Meta shkroi: "Derbi historik Tirana-Partizani edhe mbrëmë i dhuroi kryeqytetit e mbarë sportdashësve një ngjarje të jashtëzakonshme festive, me emocione tepër të forta, falë spektaklit si të lojtarëve në fushën e blertë, ashtu edhe të tifozëve që shkëlqyen si përherë me koreografitë e tyre brilante. Një falenderim special tifozëve të mrekullueshëm, për vëmendjen e tyre për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit."

Tirana arriti të rrëmbejë fitoren e derbit për herë të parë pas gjashtë vitesh. Tirana i dha një “shuplakë të fortë” rivalit të saj historik, kampion në fuqi, Partizanit.

Dhe  kjo fitore e bën Tiranën pretendente kryesor për titullin e 25-të kampion. Bardheblutë pas derbit që u zhvillua në stadiumin kombëtar, janë shkëputur pesë pikë nga Kukësi i vendit të dytë, ndonëse verilindorët kanë edhe një ndeshje për të luajtur.

Por kjo fitore, më kryesorja, ka larguar Partizanin një herë e mirë nga gara.

Edhe pse e nisi më mirë dhe shënoi i pari Partizani, Tirana përmbysi me dy 11 metërsha rezultatin që në pjesën e parë. Të kuqtë mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Bitrit, çka e bëri më të lehtë misionin bardheblu: Tirana shënoi edhe tre gola në pjesën e dytë dhe hipotekoi fitoren e thellë 5-1, në ndeshjen hapëse të javës së 24-ët në Kategorinë Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat