Kodheli i përgjigjet Arta Dades e kritikëve: S’është koha për fraksione në PS

Shqipëria

Kodheli i përgjigjet Arta Dades e kritikëve: S’është koha për fraksione në PS

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 12:27
Mimi Kodheli

Deputetja Mimi Kodheli vlerëson se nuk ka ardhur akoma momenti i duhur që PS  të përfshijë legalizimin e fraksioneve apo të oponencës brenda socialistëve.

Në një intervistë për Ora News, Kodheli tha se PS është partia më e emancipuar në vend dhe duhet të insistojë në hapjen e saj për të siguruar një mandat të tretë në zgjedhjet e 2021.

Kodheli: Nuk duhet të flasim për reformë të thellë, kanë pasur kërkesa që i kanë pasur më parë. Ne kemi qenë të hapur. PS është partia më e emancipuar në vend. Ka pranuar zërat ndryshe, ka pasur ecejaket e saj. Kërkesat vazhdojnë të jenë të mirëpritura dhe pse jo të diskutuara në organet respektive që të kemi një hapje më të madhe. Sot do të miratojmë disa ndryshime në statut. Besoj se nuk jemi akoma në kohën për krijimin e fraksioneve.

Kongresi i PS ka parashikuar ndryshime në statut. E pyetur nëse këto ndryshime do të përfshijnë dhe kufizimin e mandatit të kryetarit të partisë ajo  dha këtë përgjigje:

Kodheli: Qëllimi final i një partie është fitimi i zgjedhjeve dhe qeverisja. Shpresoj që ndryshimet në statut do të sjellin një hapje më të madhe për të siguruar dhe një mandat të tretë.

8-ish zyrtarë të selisë rozë, disa prej tyre kundërshtarë të Edi Ramës, i kërkuan tre ditë më parë Kongresit që të merret parasysh mocioni me 10 pika për reformimin e Partisë Socialiste.

Objektivat e këtij mocioni sipas tetë firmëtarëve janë tre dhe që synojnë një “Parti me liri fjale, votim të ndershëm, vendimmarrje dhe drejtim kolegjial; Parti me integritet, e pakapshme nga korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe Parti që realizon qeverisje të majtë demokratike, që mbron dhe shërben interesat themelore të shtetasve shqiptarë, kudo që jetojnë dhe punojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat