Mesazhi prekës nga e dashura, për humanistin shqiptar që vdiq pas një aksidenti me motor

Shqipëria

Mesazhi prekës nga e dashura, për humanistin shqiptar që vdiq pas një aksidenti me motor

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 14:24
Hamit Rama me Enisa Trenën

I riu shqiptar, Hamit Rama nuk pati fatin të jetojë më shumë. Ai ndërroi jetë para disa ditësh, pas një aksidenti me motor në periferi të Shkupit.

E kjo vdekje, padyshim se ka prekur në masë të madhe të dashurën e tij, Enisa Trenën. Ajo shkroi në letër të gjatë…

“Por ja që fatkeqësisht Zoti paska vendosur ashtu – dhe ti vërtetë kishe ndërruar jetë! Sidoqoftë në raste të tilla, e vërteta si kjo qenka tejet e rëndë, njeriu edhe në këto momente, u dashka të përmbahet fort dhe pajtohet me rregullat e natyrës dhe afatet që ka caktuar Zoti për marrjen e krijesave të tij, në kohën kur ai ka vendos”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Zoti ne Xhehnet  Hamit Rama

– Kurrë nuk e kam menduar se është kaq e vështirë të shkruhet një kujtim si ky për ty-

Vërtetë ditet kalojnë e bashkë me to edhe jeta, Krijuesi i së cilës, në kohën dhe momentin që vet ka caktuar, merr cilin do ai dhe qon në amshim.

Por, të ikësh kaq befasisht dhe fare papritur, kur ishe vetëm në të 22-at, ndarja jote para kohe nga kjo botë e rrejshme, të gjithëve na la pa asnjë fjalë!

Madje, si për moshën tënde që ende premtonte jetë, e them edhe nga dhembja me pikëllim, se me ty sikur edhe fati u tregua i padrejtë, i cili të mori herët nga kjo botë e përkohshme për dërgimin tënd në Përjetësi.

Ndaj, sado që unë kuptova për humbjen tënde, nga tronditja njerëzore, nisa të të thërrasë me shpresë që lajmi të cilin e dëgjova të mos ishte i saktë.

Por ja që fatkeqësisht Zoti paska vendosur ashtu – dhe ti vërtetë kishe ndërruar jetë!

Sidoqoftë në raste të tilla, e vërteta si kjo qenka tejet e rëndë, njeriu edhe në këto momente, u dashka të përmbahet fort dhe pajtohet me rregullat e natyrës dhe afatet që ka caktuar Zoti për marrjen e krijesave të tij, në kohën kur ai ka vendos.

Ndaj, ashtu si unë edhe tjerët, me të cilët pas kësaj ngjarje të hidhur-biseduam, që të gjithë ndjeheshin shumë të prekur dhe plot pikëllim për ty, duke shpreh nga zemra dhembjen e madhe që ndjenin me rastin e vdekjes tënde të hershme dhe ngushëllimet ndaj Familjes, vëllezërve dhe dashamirëve tu.

Megjithatë, ngushëllimet më të sinqerta,në këto momente të rënda, unë personalisht e ndjej për detyrim t`ia drejtoj me shumë respekt, së pari Babait tënd të nderuar dhe Nënës tënde

Të cilët vërtetë kanë kaluar dhe përjetuar shumë në jetë, meritojnë jo vetëm nderime për shumë çka, por edhe një ngushëllim të veçantë me këtë rast.

Ai edhe Ajo e kanë më së vështiri, kur kërkohet edhe një GAJRET i madh për ty, të cilëve uroj që Zoti ti qojë sa më shumë forcë, sepse nuk është edhe aq lehtë që ta mbajnë edhe këtë dhembje të madhe mbi supet e tij!

Kurse për ne, siç mbeten përherë të paharruara bisedat e momentet dhe takimet e dashurisë sonë rinore që ne kaluam bashk dhe rrugëtim, ashtu mbeten gjithmonë të pashlyera edhe kujtimet e mira

Pra këto dhe shumë fakte tjera dëshmojnë edhe këtë herë se dhembja për ty, nuk i takon vetëm familjes tënde, por edhe shokëve e dashamirëve të sinqertë, tash e përgjithmonë, ndaj edhe me rastin e shkuarjes sate në amshim, urojmë të gjithë nga zemra që për hir të bamirësive tua, zemërgjerësisë dhe sinqeritetit tënd në jetë, Zoti të ketë rezervuar një vend të zgjedhur në parajsën e tij, ku shpirti yt bujar-Hamit do të pushoj përjetësisht në qetësi! Me shume dashuri pergjithmone e jotja Enisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat