Rinis puna për shembjen e banesave në zonën e Astirit

Shqipëria

Rinis puna për shembjen e banesave në zonën e Astirit

Më: 5 mars 2020 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Që prej orëve të para të mëngjesit, policia dhe IKMT ka rinisur sërish puna për shembjen e banesave në zonën e Astirit. Shembjet janë pjesë e aksionit për punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe.

Raportohet se nuk ka një numër të saktë të objekteve që do të shemben, por puna do të vazhdojë me ritme të shpejta.

Në zonë ka forca të shumta policie, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë, duke penguar edhe banorët të qarkullojnë lirshëm, ndërsa qarkullimi i mjeteve është penguar nga të dyja anët.

“Ne kemi ardhur nga puna dhe duam të shkojmë në shtëpi, por policia nuk na lejon”, u shpreh një banor.

Ndërkohë nga ana e banorëve nuk ka rezistencë për shembjen e objekteve në këtë zonë.

“Po bëhet rrugë thjesht për të vjedhur 20 milionë euro. Kemi protestuar çdo ditë por jemi të ndarë pasi ndaj nesh është hedhur gaz lotsjellës”, u shpreh një qytetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat