“Nuk kam takuar asnjë zyrtar të drejtësisë”/ Çili: Studioja ligjore që kam nuk nënshkroi asnjë kontratë

Shqipëria

“Nuk kam takuar asnjë zyrtar të drejtësisë”/ Çili: Studioja ligjore që kam nuk nënshkroi asnjë kontratë

Më: 5 mars 2020 Në ora: 21:47
Henri Çili

Botuesi Henri Çili tha në Open se nuk ka takuar asnjë zyrtar të lartë të drejtësisë në lidhje me çështjen për të cilën akuzohet nga organi i prokurorisë së Përmetit.

“Nuk kam zhvilluar asnjë takim me një zyrtar të lartë të drejtësisë së Shqipërisë për këtë çështje dhe as për një çështje tjetër në të ardhmen. Nuk ka asnjë provë që unë kam takuar një zyrtar. Nuk e di pse organi i akuzës nuk e publikon këtë emër. Deklaroj se për dy çështjet në fjalë nuk kam takuar asnjë gjykatës dhe asnjë zyrtar të sistemit të drejtësisë. Në jetën time nuk kam takuar asnjë gjykatës. Ka një konfondim. Unë takoj shumë njerëz. Unë akuzohem për diçka dhe për atë përgjigjem”, tha ai/

I pyetur për përgjimet, Çili tha se në botën demokratike ato janë vetëm indicie, ndërsa nënvizon se studioja e tij ligjore nuk ka nënshkruar asnjë kontratë.

“Përgjimi në botën demokratike është vetëm një indicie për të verifikuar një fakt juridik. Ajo që është në përgjegjësinë time është kjo: unë do të ndërmerrja hapa ligjor në objekt të shoqërisë tregtare që kam në drejtim. Nuk kemi akoma një kontratë shërbimi. Ishim në negociatë. Një negociatë tregtare çfarë është? Një diskutim. Marrëdhëniet e mia me njerëz të afërm janë të sferës private. Nuk kam thyer asnjë ligj. Kam bërë dhurata dhe donacione. Studioja ligjore në pronësinë time nuk ka nënshkruar asnjë kontratë dhe nuk ka vjelë asnjë shumë parash.

Është skandal që dy avokatë arrestohen dhe lihen në arrest shtëpie pasi janë përgjuar kur ata kanë marrë një prokurorë nga ana ime pasi unë nuk jam profesionist i fushës. Ishim në tentativa për një kontratë për shërbime ligjore. Fushatat e komunikimit që janë normale në vende demokratike janë një ndihmesë për dhënien e drejtësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat