Lleshaj flet për 20-vjeçarin analfabet që kishte pasuri marramendëse

Shqipëria

Lleshaj flet për 20-vjeçarin analfabet që kishte pasuri marramendëse

Më: 5 mars 2020 Në ora: 22:43
Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se një rast skandaloz gjatë aksionit të OFL-së ishte ai i një 20-vjeçari, në emër të të cilit rezultonin pasuri marramendëse.

“Ka gjëra skandaloze. Skandaloze është që një 20-vjeçar analfabet që ka pasuri nga këndvështrimi im marramendëse, imobilare shumë të mëdha dhe deri tani gjykata ka kthyer vendime pozitive. Ky është proces që ndodh çdo ditë. Gjykata ka marrë 6 vendime sekuestro për pasuri të mëdha. Një prej tyre është një vlerë e madhe, një resort i madh. Procesi është aq objektiv, sa që marzhi i interpretimit është shumë i vogël”, tha Lleshaj në News24.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat