Skafi iu përmbys në det, shpëtohen nga mbytja tre peshkatarët në Vlorë

Shqipëria

Skafi iu përmbys në det, shpëtohen nga mbytja tre peshkatarët në Vlorë

Më: 9 mars 2020 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Vlorë – 3 peshkatarë janë shpëtuar nga Delta Force dhe Policia Kufitare e Vlorës.

Ngjarja është shënuar rreth orës 14:30, në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Shën Vasil”, ku 3 peshkatarët po rrezikoheshin të mbyteshin në det me mjetin e tyre lundrues tip skaf plastik.

Si pasojë e motit të keq dhe detit të trazuar mjeti lundrues i peshkatarëve është përmbysur dhe fundosur në det. Pas marrjes së njoftimit menjëherë u organizua një grup i posaçëm shpëtimi nga Delta Force dhe Policia Kufitare e Vlorës, i cili ka shkuar në kohë në adresën e dhënë nga peshkatarët duke i shpëtuar këta të fundit.

Shërbimet policore sapo mbërritën në vend, bënë të mundur shpëtimin e 3 peshkatarëve Sh.M, A.M dhe R.S, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Si pasojë e motit të keq dhe detit të trazuar mjeti lundrues i peshkatarëve është përmbysur dhe fundosur në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat