Pezullohet seanca e Kuvendit në Shqipëri për shkak të koronavirusit

Shqipëria

Pezullohet seanca e Kuvendit në Shqipëri për shkak të koronavirusit

Më: 11 mars 2020 Në ora: 12:16
Kuvendi e Shqiperisë

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka njoftuar se Kuvendi nuk do të mblidhet në seancën plenare të së enjtes.

Sipas tij, ky është një vendim që vjen në kuadër të angazhimit për masat kundër koronavirusit. Megjithatë, Taulant Balla thotë se deputetët do të vijojnë të punojnë në komisionet parlamentare.

“Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mblidhet në seancë plenare, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës. Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga MSH. Frikë jo, kujdes po”, ka thënë Balla.

Derisa, ai njoftoi se masat shtrënguese do të vijojnë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin e virusit që kërcënon shëndetin e njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat