Rama: Nga nesër në 6 të mëngjesi do të blindohen qarqet Tiranë dhe Durrës

Shqipëria

Rama: Nga nesër në 6 të mëngjesi do të blindohen qarqet Tiranë dhe Durrës

Më: 12 mars 2020 Në ora: 15:56
Edi Rama

Në një video-mesazh, drejtuar të gjithë qytetarëve, kryeministri I vendit, Edi Rama, rikujton edhe një herë të gjitha masat e marra ndaj kësaj situate në të cilën vendi ndodhet.

Fjala e plotë  e kryeministrit:

“Me këtë armik çdo informacion është e rrezikshme prandaj duhet të marrim masa mbrojtëse.
Le të ngulisim në mendje të të zbatojmë këshillat të praktikave.

Ky grip i pazakonshëm nuk ndalet të shkojë kudo por ndryshe nga çdo grip i zakonshëm, ky grip luftohet me masa shtrënguese.

Se pari, ky grip është i pazakonshëm, por 80% e atyre që do të preken as do ta marrin kurrë vesh sepse s’do kenë asnjë shenjë. Do ta ngordhin koronën. Vetëm 20% të tjerë do të kenë shenja të ndryshme. 80% të tyre do ta kalojnë të gjithë si një grip. Sugjerohet vetëm izolimi brenda dhe mbajtja larg e të moshuarve, por nuk këshillohet shtrimi në spital. 

Kemi marrë një sërë masash të reja, duke sjellë ndjesë për kufizimet e mëdhaja që kemi marrë. Ju lutem mirëkuptoni dhe ta përballojmë kështu sepse kjo luftë nuk bëhet ndryshe.

Asnjë taksi e asnjë përmase nuk do të lejohet në orarin e caktuar prej nesër nga ora 6 e mëngjesit e deri në mesnatën e të dielës. Do të jetë e hapur vetëm për ambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra.

Kam besim se nuk kemi në duar ta vrasim këtë armik por kemi në dorë ta lodhim deri sa ta mundim duke ndihmuar njëri tjetrit. Me ndihmën e zotit, të diellit dhe të rritjeve të temperaturave do t’ja dalim”.

Duke ripërsëritur të njëjtat njoftime që janë dhënë gjatë ditës, për mbylljen e qarkullimeve të automjeteve private dhe ato urbane, rikujton se këto masa kufizimi të qarkullimit janë dosmodosmërisht të nevojshme për të mbrojtur çdo qytetar.
Të gjitha këto masa të marra gjatë ditës, të cilat do të zgjasin deri të dielën në darkë, do të zbatohen deri në një urdhër të dytë.

“Këto masa për ti dalë përballë në këtë hap kësaj sfide dhe për të ngadalësuar shtrirjen e armikut në territorin tonë, do të pasohet nga të tjera”, shton më tej Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat