Balla uron Ditën e Verës: Këtë vit të festojmë në shtëpi! Jemi në kushte lufte

Shqipëria

Balla uron Ditën e Verës: Këtë vit të festojmë në shtëpi! Jemi në kushte lufte

Më: 14 mars 2020 Në ora: 10:56
Balla

Deputeti i Elbasanit, njëherësh kreu i grupit parlamentar socialist, uron të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës.

Ai thotë se këtë vit festën duhet domosdoshmërisht ta kalojmë brenda në shtëpi vetëm me familjen, të veçuar por më të bashkuar se kurrë.

Urimi i plotë i Ballës

I uroj çdo familje shqiptare Gëzuar Ditën e Verës!

Natyrisht këtë vit festën duhet domosdoshmërisht ta kalojmë brenda në shtëpi vetëm me familjen, të veçuar por më të bashkuar se kurrë.

Prej shumë vitesh asnjëherë nuk kisha munguar për festën e Ditës së Verës në Elbasan, aty ku e ka zanafillën.

Por këtë vit duhet të kuptojmë se jemi në kushtet e një lufte, me një armik të padukshëm, por që duhet dhe do ta mundim vetëm duke zbatuar strikt rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara nga ekspertët dhe Qeveria.

Do të gjejmë një moment tjetër për ballokumet e Elbasanit, sapo të çlirohemi nga kërcënimi i kësaj pandemie globale.

E sigurtë është që do të dalim të gjithë mirë, madje më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat