Dita e Verës, ambasada e SHBA: Të sigurtë në shtëpi, do e presim së bashku krahë hapur

Shqipëria

Dita e Verës, ambasada e SHBA: Të sigurtë në shtëpi, do e presim së bashku krahë hapur

Më: 14 mars 2020 Në ora: 12:35
Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, dërgon një mesazh me rastin e Ditës së Verës.

Teksa publikon fotografinë e një dege mimozash, kjo ambasadë shkruan:

“Gëzuar Ditën e Verës! Ambasada e SHBA i uron të gjithëve një ditë vere të qetë dhe të sigurtë në shtëpi! Pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku, me krahë dhe zemra të hapura!”

Deri më tani numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 38, prej tyre një viktimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat