Lista, të gjitha penalitetet për qytetarët dhe bizneset gjatë kohëzgjatjes së infeksionit COVID-19

Shqipëria

Lista, të gjitha penalitetet për qytetarët dhe bizneset gjatë kohëzgjatjes së infeksionit COVID-19

Më: 15 mars 2020 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Qeveria ka publikuar sot në fletoren zyrtare aktin normativ që hyn në fuqi menjëherë me ndëshkime për qytetarët dhe bizneset gjatë periudhës së infeksionit të Covid 19.

Ky akt normativ mban firmën e ministres së shëndetësisë Manastirliu dhe atij të punëve të brendshme Lleshaj.

Ndëshkimet si janë si më poshtë.

AKT NORMATIV Nr.3, datë 15.3.2020 PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHË ZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19

Në  mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

Neni 1

Objekti dhe subjektet

Ky  akt normativ ka  për  objekt  përcaktimin  e masave të veçanta që do të merren ndaj personave fizikë/juridikë apo individë, shqiptarë  ose të huaj, pavarësisht  vend banimit të tyre, të cilët shkelin rregullat,vendimet,urdhrat  dhe udhëzimet  e nxjerra nga organet  kompetente, gjatë gjithë kohë zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Neni 2

Qëllimi

Ky akt normativ ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes  së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Neni 3

Masat e veçanta administrative

Subjektet që eksportojnë barna dhe pajisje mjekësore nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për  kryerjen e këtij aktiviteti, dënohen me  gjobë në masën5000 000 (pesë milionë) lekë dhe iu sekuestrohet e gjithë sasia e barnave/pajisjeve  mjekësore. Në  rast  përsëritjeje, masave  të  mësipërme iu shtohet  edhe  ndalimi  i eksportit të barnave/pajisjeve mjekësore, deri në 6 muaj.

Subjektet apo individët   që   organizojnë zhvillimin  e aktiviteteve  publike  dhe  jopublike,si aktivitete  sportive,  kulturore  dhe  konferenca, apo grumbullimet masive  në  vende  të  mbyllura  apo  të hapura, si  koncerte,  tubime  dhe  dëgjesa  publike,dënohen  me  gjobë në masën 5  000  000  (pesë milionë) lekë për  organizatorët dhe  ndalimin  e aktivitetit.

Hyrja e shoqëruesve dhe/ose e familjarëve të pacientëve në ambientet  e  shërbimit  të  urgjencës mjekësore,   institucionet   e   kujdesit   shëndetësor, ambientet e  shërbimit  spitalor  ku  janë  duke  marrë trajtim  spitalor  pacientët,vetëm  me  përjashtim  të rasteve  kur  një  kërkesë  e  tillë  vjen  nga  drejtoria spitalore,  dënohen  me  gjobë në masën  500 000 (pesëqind   mijë) lekë për   shoqëruesin   dhe/ose familjarin e pacientit si dhe për personin përgjegjës që ka për detyrë zbatimin e këtij rregulli.

Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë)lekë:

a) Shtetasi, i cili hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19, të deklaruar nga organet kompetente,vendase ose të huaja apo ndërkombëtare;

b) Shtetasi,i cili hyn nga zonat  e  prekura në territorin   e   Republikës   së   Shqipërisë, që nuk vetë karantinohet për  një  periudhë  14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë parandaluese për  mospërhapjen  e infeksionit  të  shkaktuar  nga COVID–19;

c) Shtetasi, i cili vjen nga zonat  e  prekura  dhe nuk    zbaton    urdhrin e    dhënë nga    organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm;

ç) Shtetasi,  i  cili ka rezultuar  pozitiv  dhe  nuk zbaton urdhrin e dhënë nga   organet  kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm.

Institucionet arsimore, çerdhet dhe kopshtet, publike dhe jopublike, që nuk mbyllin aktivitetin e tyre  për  periudhën  e  përcaktuar  nga  autoritetet kompetente,  dënohen  me  gjobë në masën 5  000 000  (pesë  milionë) lekë për  institucionet  arsimore, publike/jopublike, dhenë  masën  1  000  000  (një milion)lekë për çerdhet dhe kopshtet, publike/jopublike.  Në rast  përsëritjeje iu  shtohet edhe  mbyllja e  veprimtarisë për njëperiudhë6-mujore

Subjektet  apo  individët,  publikë  apo privatë, që  zhvillojnë  aktivitete  në  ambientet  e  mbyllura  të argëtimit  për  fëmijë e  të  rinj,  palestrat,  qendrat sportive,   pishinat,   qendrat   e   internetit,   qendrat kulturore, që nuk zbatojnë urdhrin   e  organit kompetent  për mbylljen e  tyre, dënohen  me gjobë në masën 1000 000 (një  milion)  lekë,  dhe  në  rast përsëritjeje iu  shtohet  edhe  mbyllja e  veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Subjektet apo individët,  të  cilët  nuk  zbatojnë urdhrat   e   dhëna   nga   organet   kompetente për mos mbylljen e  bareve,  lokaleve,restoranteve  dhe klubeve,dënohen me  gjobë në  masën  1  000  000 (një  milion)lekë  dhe  në  rast  përsëritjeje iu  shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të  cilët,  në  kundërshtim  me  urdhrat  e  autoriteteve kompetente,    lejojnë    zhvillimin    e    aktiviteteve sportive,  sociale,  kulturore,  ekskursionet mësimore të  organizuara  nga  institucionet  arsimore,publike dhe private,brenda dhe jashtë vendit,dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion)lekë dhe në rast  përsëritjeje  iu  shtohet  edhe  mbyllja  e  aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Organet e shërbimit   postar   duhet   të garantojnë   vazhdimësinë   e   shërbimit   dhe   të hartojnë një plan masash  për të kufizuar kontaktet e  punonjësve  me  publikun  dhe  për  të  shmangur grumbullimin  në  sportele  apo  në  ambiente  të  tjera të brendshme. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në   rast   përsëritjeje iu   shtohet   edhe   mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Në ambientet e brendshme apo strukturat e veçanta të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të poliklinikave, të spitaleve,publike e  jopublike,ku zhvillohen   vizita   dhe   konsulta   ambulatore,të merren  masa  të  menjëhershme  për  ndalimin  e grumbullimit   të   pacientëve.   Moszbatimi   i   këtij detyrimi  dënohet me  gjobë në  masën 1  000  000 (një  milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu  shtohet edhe  mbyllja e  veprimtarisë për  një periudhë 6-mujore.

Drejtuesit e automjeteve,të   cilët   nuk zbatojnë ndalimin   e qarkullimit   të   mjeteve   të transportit,publik  dhe  privat,  përfshirë  automjetet private, në zonat dhe  oraret e  përcaktuara  nga organet  kompetente,  dënohen me heqje  të lejes  së drejtimit për   një periudhë tre vjeçare dhe me bllokim  të mjetit. Nga   ky  rregull  përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente.

Rritja e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve,në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt,të tregtuar në muajt  paraardhës  nga  data  e  hyrjes  në  fuqi  të  këtij akti  normativ,dhe  për  produktet  sezonale,sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore në vitin  paraardhës  nga  data  e  hyrjes  në  fuqi  të  këtij akti  normativ,  kur  nuk  vjen  si  pasojë e  rritjes  së çmimit  nga  importi  i  tyre,  dënohet  me  gjobë në masën 5000 000 (pesë milionë) lekë për tregtuesit me  shumicë  dhe  100  000 (njëqind  mijë) lekë  për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe  mbyllja e  veprimtarisë  për  një  periudhë  6-mujore.

Të gjitha transmetimet  audiovizive me  më shumëse dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1000 000 (një milion) lekë dhe   në rast   përsëritjeje iu   shtohet   edhe vendosja  e bllokimit, të pjesshëm ose  të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose  ndalimi  i  funksionimit të pajisjeve, pas marrjes  së vendimit nga  ministria  përgjegjëse  për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.

Mos ofrimi i shërbimeve  nga farmacitë, tregtuesit me shumicë të barnave dhe prodhuesit e barnave,duke   zbatuar   kriteret   e   sigurisë   të përcaktuara  nga  organet  kompetente, dënohet  me gjobë në  masën 10000  000  (dhjetë  milionë)  lekë për  tregtuesit  me  shumicë  dhe  në  masën  50  000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast  përsëritje me  bllokimin  e  të  gjithë  sasisë  së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë tre vjeçare.

Mos ofrimi i shërbimeve   nga   subjektet/individët  që  tregtojnë  produkte  ushqimore,  me shumicë apo pakicë, duke zbatuar kriteret e sigurisë të  përcaktuara  nga  organet  kompetente, dënohet me  gjobë  në  masën 10000  000  (dhjetë  milionë) lekë për  tregtuesit  me  shumicë dhe në  masën  50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në  rast  përsëritjeje me  bllokimin  e të  gjithë  sasisë së   mallit dhe mbylljen e   veprimtarisë   për   një periudhë tre vjeçare.

Në varësi të dinamikës  së spitalizimit të të prekurve  nga infeksioni COVID-19, me  urdhër të ministrit  përgjegjës  për  shëndetësinë,vendosen  në dispozicion    edhe    strukturat    private    spitalore,ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës,shëndetësor e mbështetës.

Mos zbatimi  i  këtij  urdhri  dënohet  me  gjobë në masën 5000  000 (pesë  milionë)  lekë  dhe  në  rast përsëritjeje vendoset bllokimi  i aktivitetit, duke  e vendosur strukturën në  dispozicion  të  shërbimit publik   shëndetësor gjatë   gjithë   kohëzgjatjes   së infeksionit  COVID-19.   Në  këtë  rast,   personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës,është i detyruar të     shërbejë     nën     drejtimin     e     strukturave shëndetësor e shtetërore. Mos zbatimi i këtij detyrimi   nga personeli   përkatës,   shëndetësor   e mbështetës,  dënohet  me gjobë  në  masën 100  000 (njëqind   mijë)   lekë   dhe   në   rast   përsëritjeje iu shtohet  edhe  heqja  e të  drejtës  së ushtrimit  të profesionit për një periudhë dhjetë vjeçare.

Neni 4

Organet kompetente për dhënien e masave administrative

Të drejtën e  dhënies  së  masave  administrative,  sipas  përcaktimeve të  nenit 3,  të këtij  akti normativ,  e ka organi  kompetent  sipas  fushës  së përgjegjësisë dhe,në çdo rast,nga Policia e Shtetit.

Për rastet e  përcaktuara  në  nenin  3,  të  këtij akti     normativ,    nuk    jepet    e    njëjta     masë administrative  njëkohësisht  nga  dy  ose  më  shumë organe kompetente. Në këto raste zbatohet masa e dhënë nga organi që ka konstatuar i pari shkeljen.

Gjobat e dhëna,sipas  këtij  akti normativ,përbëjnë   titull   ekzekutiv   dhe   modeli   i   tyre përcaktohet  nga  organi  kompetent  sipas  fushës  së përgjegjësisë dhe, në çdo rast, nga Policia e Shtetit.

Gjobat e mbledhura, sipas këtij akti normativ, derdhen100% në buxhetin e shtetit.

Shqyrtimi dhe dhënia e masave administrative bëhen në përputhje  me  parashikimet  e  Kodit  të Procedurave Administrative.

Neni 5

Vendimmarrja nga organet kolegjiale

Marrja e vendimeve nga organet kolegjiale, gjatë kohëzgjatjes  së  gjendjes  së infeksionit  të  shkaktuar nga COVID-19, realizohet edhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

Neni 6

Kohëzgjatja dhe zbatimi

Ky akt normativ ka  karakter  të përkohshëm dhe  zbatohet  për  aq  kohë sa  zgjat periudha  e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Zbatimi i këtij akti normativ, për kohëzgjatjen e periudhës së   infeksionit   të   shkaktuar   nga COVID-19, ka përparësi ndaj dispozitave të akteve të tjera lidhur me masat administrative.

Në çdo rast, ky akt normativ nuk përjashton aplikimin e  legjislacionit  në  fuqi  për  parandalimin dhe  luftimin  e  sëmundjeve  infektive  apo  akte  të tjera   ligjore,   për   aq   kohë   sa   nuk   janë   në kundërshtim me dispozitat e këtij akti.

Neni 7

Hyrja në fuqi

Ky akt  normativ hyn në  fuqi menjë herë dhe botohet në Fletoren Zyrtare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat