U vizitua në spital nga një i afërm që erdhi nga zonat ‘e kuqe’ të Italisë, pacienti u infektua vetë, më pas edhe katër mjekë

Shqipëria

U vizitua në spital nga një i afërm që erdhi nga zonat ‘e kuqe’ të Italisë, pacienti u infektua vetë, më pas edhe katër mjekë

Më: 16 mars 2020 Në ora: 12:34
Ilustrim

Katër persona nga personeli shëndetësor që rezultuan pozitive me covid 19 që u konfirmuan sot nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri kanë qenë në kontakt me një pacient të infektuar.

“Në vijim të hetimit të hollësishëm epidemiologjikë të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, njoftoi sot zëvendësministrja Mira Rakacolli

Por ndërkohë rezulton se ky pacient ndërkohë që ishte i shtruar që më herët në spital për arsye të tjera shëndetësore ishte vizituar në spital nga një i afërm që i vinte nga Italia nga zonat e prekura me covid 19 dhe e ka fshehur këtë informacion nga stafi mjekësor, dhe kështu përhapja ka ardhur zinxhir.

Ndërkohë Rakacolli bëri me dije se personeli i identifikuar është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, nuk ka simptoma dhe është i vetëkarantinuar.

Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat