Ndalohet ecja në këmbë, lejohet puna në fasoneri

Shqipëria

Ndalohet ecja në këmbë, lejohet puna në fasoneri

Më: 16 mars 2020 Në ora: 15:03
Ilustrim

Më herët doli lajmi se duke filluar nga pasditja e sotme, konkretisht nga ora 18:00 ndalohet edhe lëvizja më këmbë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Urdhrin e shpalli para pak kryeministri Edi Rama.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-deputeti democrat Edi Paloka i cili e konsideron Kryeministrin qesharak dhe i rrezikshëm!

Sipas tij deri në orën 18.00 lejon lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e makinave, grumbullimet masive ne qendrat e punës (fasoneri dhe call centers), shëtitjet në rrugë, por pas orës 18.00, qytetarët nuk lejohen të dalin në këmbë.  Dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve, për faktin e vetëm se Edi Rama nuk do që të prekë lekët e oligarkëve të vet.

Paloka thekson se Koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Karantina nuk funksionon part time.

“Zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat