Rama: Në këtë luftë jemi vetëm, kemi njeri-tjetrin dhe Zotin

Shqipëria

Rama: Në këtë luftë jemi vetëm, kemi njeri-tjetrin dhe Zotin

Më: 18 mars 2020 Në ora: 15:50
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e pranon se në përballjen me emergjencën e koronavirusit Shqipëria është vetëm.

I pyetur se nëse në këtë luftë jemi vetëm, duke iu referuar çdo drejtimi, ai pohoi se, “Në këtë luftë çdo vend është vetëm prandaj ne kemi vetëm njeri-tjetrin dhe Zotin e shqiptarëve që është i madh. Më besoni është i madh”.

Deklarata e kreut të qeverisë u bë në një intervistë për ‘News 24’ nga ku tha se nuk do të donte që në këto momente të ishte në detyrë.

“Më shumë se asnjëherë tjetër unë jo vetëm e di sepse e di gjithmonë por e ndiej peshën e madhe të shqetësimeve të çdo familje dhe më shumë se çdo herë tjetër më duket se familja ime është e përbërë nga ata që jetojnë sot në këtë vend. Ashtu siç në familjen tonë na duhet të flasim më shumë, të komunikojmë më shumë, më duhet të bëj këtë gjë. Për kritikat nuk ka asnjë problem. Unë jam shumë mirëkuptues, madje ju kam thënë dhe e përsëri me shumë sinqeritet më shani mua sa të doni por mjafton të zbatoni rregullat”, deklaroi kreu i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat