Rezultoi pozitiv me COVID-19, Meta: I uroj shërim të shpejtë dhe të plotë princit të Monakos

Shqipëria

Rezultoi pozitiv me COVID-19, Meta: I uroj shërim të shpejtë dhe të plotë princit të Monakos

Më: 19 mars 2020 Në ora: 19:20
Alberti II

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Meta, i uron shërim të shpejtë Princit të Monakosë, Alberti II, pas është i infektuar me COVID-19.

Meta: Me shqetësim mora lajmin e prekjes nga pandemia globale COVID 19, të Princit të Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur, Alberti II, mik i shkëlqyer i Shqipërisë. Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh Lartësisë së Tij, familjes dhe të gjithë popullit të Principatës së Monakos, solidaritetin dhe mbështetjen time e të popullit shqiptar! Kontributi i Tij i vlefshëm për të ardhmen e Principatës së Monakos është i pazëvendësueshëm, sidomos në këto kohë sfidash të mëdha që të gjithë kombet kanë përpara! Shpresoj që Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II të kthehet së shpejti në krye të punëve të Tij tepër të rëndësishme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat