Rama: Rrini brenda, mos transportoni “bomba” që marrin jetë! Oferta interneti për 5 javë

Shqipëria

Rama: Rrini brenda, mos transportoni “bomba” që marrin jetë! Oferta interneti për 5 javë

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:07
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur zërave se nuk ka shkuar në zyrë këto ditë nga frika, duke thënë se në zyrë ka qenë i detyruar të shkoj se ia ka dashur puna, por trimëri është të rezistosh sa më shumë pa dalë.

Në këtë linjë kërkoi që të dilet vetëm për punë të domosdoshme dhe të mos prishet radha apo distanca.

“Po bëni një përpjekje historike nëse nuk na e hedhin në plehra ata që nuk i përgjigjen kësaj lufte dhe pastaj të na e bëjnë këtë luftë tragjedi kombëtare. Mbrëmë në SHBA 40% e të shtruarve janë nga mosha 20 deri 45 vjeç dhe jo pak prej tyre janë në gjendje të rëndë. Është e vërtetë që ky armik i verbër merr në botën tjetër përgjithësisht ata që janë më të moshuar dhe dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm. Sot në Izrael po luftohet për jetën e një fëmije 9-vjeçar. Të mos lëvizin nga shtëpia për asnjë arsye në botë, pasi jo vetëm mund të transportojnë bombat dhe të vrasin prindin apo gjyshen, por mund të humbasin edhe jetën e tyre”, u shpreh Rama.

Lidhur me ankesat për internetin, deklaroi se administrimi i duhur i rrjetit dhe shërbimeve elektronike, është një nga pikat nevralgjike për menaxhimin e krizës dhe është punuar në koordinim me operatorët për mirëfunksionimin e rrjeteve dhe shërbimeve të cilët rrezikohen nga një kolaps i pjesshëm apo i përgjithshëm, sidomos i kompanive celulare.

“Falë bashkëpunimit dhe profesionalizimit të stafeve është siguruar me gjithë vështirësitë kudo ku ka qenë e mundur dhe në respekt të kufizimeve normative aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimit të klientit. Më shumë se 350 teknikë janë në terren për të mos lënë për një kohë të gjatë pajtimtarët pa shërbimet bazë. Shumica e veprimtarive po shtrohet online dhe përmes AKEP kemi inkurajuar fuqishëm operatorët dhe sipërmarrësit të ofrojnë për pajtimtarët mundësi shfrytëzimi maksimal dhe cilësor të internetit me kushte sa më të favorshme financiarisht. Nga nesër do të ketë 50% më shumë internet falas për një periudhë 5 javore, akses falas në çdo platformë edukative. Për abonentët me kontratë të fiksit, akses në platfomat edukative 60% më lirë. Për zgjatjen e ofertave, do të jetë një muaj falas”, deklaroi kreu i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat