U erdhi mbesa nga Italia, si u prek nga koronavirusi çifti nga Korça

Shqipëria

U erdhi mbesa nga Italia, si u prek nga koronavirusi çifti nga Korça

Më: 22 mars 2020 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Korça i është shtuar hartës së të prekurve me koronavirus. 3 persona janë konfirmuar pozitivë ditën e sotme sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për një çift, burrë e grua si dhe një 33 vjeçar.

Të tre personat kanë patur temperaturë të lartë dhe janë drejtuar fillimisht në spitalin e Korcës, pas kryerjes së analizës dhe marrjes së rezultatit janë nisur mbrëmjen e së shtunës drejt infektivit në Tiranë.

Por ABC News ka mësuar të dhëna të reja për çiftin e infektuar me Covid 19. Çifti është takuar me mbesën që është kthyer nga Italia. Pas qëndrimit disa ditë në Korçë, mbesa e çiftit është kthyer përsëri në Itali.

Çifti i të infektuarve, ka shfaqur shenjat  e Covid-19 pas largimit të mbesës.

Sipas të dhënave të deritanishme dyshohet se çifti është infektuar nga mbesa e tyre e cila ndodhet në Itali.

Ndërkohë numri i të infektuarve në Shqipëri është rritur me 13 persona gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të të prekurve ne 89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat