Pas izolimit pothuajse dy ditor në fundjavë, sot kanë nisur sërish grumbullime njerëzish në masë qënë orët e para të mëngjesit në tregun agro Ushqimor në kryeqytet në autostradën Tiranë-Durrës.
Pamjet e publikuara tregojnë radhët e gjata të automjeteve që kishin si adresë tregun për furnizim.
Shtojmë këtu se dhe orari i kufizuar tashmë nga qeveria si një masë ndaj covid-19 ka shkaktuar këtë situatë dhe lëvizja ndalohet pas orës 13:00.