Mesazhi i mjekut infeksionist për shqiptarët: Italia do t’ju duket lule

Shqipëria

Mesazhi i mjekut infeksionist për shqiptarët: Italia do t’ju duket lule

Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:50
Tritan Kalo

Është përshkallëzuar situata me koronavirusin në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 viktima, mes tyre një 43 vjeçar i cili  nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, që do të thotë se Covid-19 nuk kursen edhe personat e shëndetshëm.

Pas kësaj situate të rënduar, mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili ndodhet në vijën e parë të stafit mjekësor, i cili përballet me këtë virus, ka dhënë mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Jemi të izoluar në tre kate të ndryshme. NËSE MUNDENI transmetojeni këtë mesazh:

Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm,  se me këtë mënyrë sjellje të pa përgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur  Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. JU LUTEM!!!” Dr. T. Kalo”, – shkruan mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat