Këshilli i Sigurisë bën bashkë virtualisht, Metën, Ramën dhe Bashën

Shqipëria

Këshilli i Sigurisë bën bashkë virtualisht, Metën, Ramën dhe Bashën

Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:15
Këshilli i Sigurisë

“Në Këshillin e Sigurisë Kombëtare online”. Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama i cili ndan fotografi nga mbledhja virtuale e Këshillit të Sigurisë, e thirrur mesditën e sotme nga kreu i shtetit për shkak të emergjencës prej koronavirusit.

Në fotografi shihen të bërë bashkë edhe pse virtualisht, Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryeopozitari Lulzim Basha, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ajo e Financave, Anila Denaj dhe koordinatori për situatën ekonomike, Arben Ahmetaj.

Presidenti ka bërë me dije më herët se një nga çështjet kryesore të takimit do të jetë riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat