“Gjermania ka numrin më të ulët të vdekjeve sepse nuk ndërgjegjësohen me diktaturë dhe politikë” - Bota Sot
“Gjermania ka numrin më të ulët të vdekjeve sepse nuk ndërgjegjësohen me diktaturë dhe politikë”

Shqipëria

“Gjermania ka numrin më të ulët të vdekjeve sepse nuk ndërgjegjësohen me diktaturë dhe politikë”

Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:27
Arjan Mullaj

Duket se në Gjermani ka një ndërgjegjësim më të lartë të qytetarëve për të bashkëpunuar me autoritetet dhe për të ruajtur distancimin shoqëror. Pavarësisht numrit të larë të të infektuarëve, a ka ndikuar kjo në vdekshmërinë e ulët që ka pasur deri tani Gjermania në krahësim me Italinë, Sanjën dhe Francën?

Për këtë ka folur edhe Arjan Mullaj një mjek që jeton dhe punon në Gjermani në një lidhje drejtëpërdrejt me studion e lajmeve në Ora News.

“Sigurisht, është edhe në natyrën e gjermanëve të cilët respektojnë rregullat dhe ligjet e tyre. Në Gjermani bëhet gjithmonë hapi i parë për t’i tërhequr njerëzit nga ana e ndërgjegjësimit sesa me urdhëra politike apo mënyra diktatoriale. Megjithatë masa të tilla do jenë të domosdoshme me kalimin e kohës. Gjithsesi gjithë këto masa dhe gjithë ky ndërgjegjësim i popullsisë gjermane kanë ndikuar në mënyrë absolute në ngadalësimin e perhapjes së virusit, të prekjes se njerëzve nga virusi dhe sigurisht ndërgjegjësimi shëndetësor dhe kultura shëndetësore e popullit gjerman tregon një numër të kufizuar të ecurive të këqija dhe numrin e kufizuar të të vdekurve”, shprehet ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat