“Problem pensionistët”, Rama zbret në tregje, tregon pse s’ka maskë dhe dorashka - Bota Sot
“Problem pensionistët”, Rama zbret në tregje, tregon pse s’ka maskë dhe dorashka

Shqipëria

“Problem pensionistët”, Rama zbret në tregje, tregon pse s’ka maskë dhe dorashka

Më: 25 mars 2020 Në ora: 14:09
Edi Rama

Teksa zbriti vetë në terren në disa nga tregjet e Tiranës, Kryeministri Edi Rama thotë se situata ishte mjaft pozitive.

Kreu i qeverisë deklaron se problem mbeten pensionistët që dalin nga shtëpia, çka është e ndaluar, sepse shkalla e rrezikut për ta është shumë e lartë.

“Respekt maksimal për rregullat dhe durim, durim, durim dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka. E kemi përsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…

Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1 m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së bërrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur”, shkruan kreu i qeverisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat