Rama: Pensionistët policia do i kthejë mbrapsht! Gjobë këmbësorëve, na kopjoi dhe Italia

Shqipëria

Rama: Pensionistët policia do i kthejë mbrapsht! Gjobë këmbësorëve, na kopjoi dhe Italia

Më: 25 mars 2020 Në ora: 17:41
Biseda online

“Situata është goxha më mirë në tregje, por kemi dy probleme, e para pensionistët duhen kthyer në shtëpi. Kemi folur për të targetuar shërbimet për pensionistët, kryefamilarët, në çift ose vetëm, duhen shërbyer nga ne, të tjerët duhen ndihmuar nga fëmijët”.

Kështu tha Kryeministri Edi Rama në një komunikim online me ministrat e angazhuar për emergjencën e koronavirusit.

Ai deklaroi se policia duhet të kthej mbrapsht në shtëpi çdo të moshuar dhe se patrullat e policisë, makinat që bëjnë mbikëqyrjen duhet të ndalojnë dhe të thonë “xhaxhi në shtëpi”. Kreu i qeverisë bëri me dije se duhet të bëhet indeksimi i pensioneve dhe se janë 20 milionë euro që duhet t’u shkojnë pensionistëve.

Po ashtu kërkoi çuarjen e pensioneve në shtëpi, pasi në të kundërt radha në sportele hedh në erë gjithë përpjekjen.

Rama shtoi se ecja bashkë, është e ndaluar, e rrezikshme dhe se qytetarët duhet të ecin një nga një.

Në këtë drejtim shtoi se, “Po lejuam ecjen bashkë, bëhen gjithë të bashkuar, edhe burrë me burrë. Ecja vetëm, nëse je shoqëruar, gjobitesh. Na kopjoi dhe Italia për gjobitjen”.

Në video-konferencë me Ramën ishin ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ajo e Financave, Anila Denaj dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat