COVID-19, mjeku Allajbeu: Virusi do të kthehet në shtator

Shqipëria

COVID-19, mjeku Allajbeu: Virusi do të kthehet në shtator

Më: 26 mars 2020 Në ora: 07:06
Klodian Allajbeu

Mjeku Klodian Allajbeu, pronar i spitalit Amerikan dhe disa bizneseve të tjera në vend, përfshirë media, thotë se virusi korona do të rikthehet në shtator, pasi siç thotë ai, do të zhduket në fillim të verës për të riardhur në vjeshtë.

Në intervistë për Tv Klan, Allajbeu tha sonte se mendohet ashtu si në Britaninë e Madhe që edhe në vendin tonë, një pjesë e shqiptarëve e kanë kaluar këtë virus para se të kapej.

“Mendohet se ashtu si në Britani edhe në Shqipëri, virusi ka ardhur para se të kapej. Një pjesë e jona e ka kaluar pa e ditur, pa e kuptua. Kjo situatë do të zgjasë deri nga fundi i majit apo deri në qershor", tha Allajbeu.

Sipas tij, pas dy javësh do të jetë piku i koronavirusit në Shqipëri. "Është si një flake që ndizet dhe shuhet, por njerëzimi do të vazhdojë. Ajo që do të na ndodhë edhe ne, është që pas 2 javësh do të arrijmë pikun, do të preket një pjesë e popullatës, por nuk do të arrijë imunizimin e tufës. Virusi do të rikthehet në shtator prapë", tha mjeku dhe vijoi shpjegimin e tij:

"Imunizmi i tufës ndodh nëse 70% e popullatës e kalon dhe virusi nuk arrin të bëjë ciklin e tij. Ky virus do të rikthehet prapë në shtator. Do të jetë më i butë. Ajo që ne duhet të shohim, është të bëjmë një përllogaritje ku do të qëndrojmë ne për popullatën në fund të majit që të bëhemi gati për shtatorin, se kjo kaloi. 50 përqind e popullatës e kalon në qetësi".

Për mjekun Allajbeu, mortaliteti real i këtij virusi, sipas një sudimi që u publikua dje në Zvicër, duke llogaritur dhe ata që e kalojnë në shtëpi, është 0.2 deri në 0.3 përqind. "Problemi i këtij virusi është agresiviteti i tij për sistemin shëndetësor”, tha Allajbeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat