COVID-19/ 50 mijë elementë të mbrojtjes personale të personelit shëndetësor mbërrijnë në Shqipëri

Shqipëria

COVID-19/ 50 mijë elementë të mbrojtjes personale të personelit shëndetësor mbërrijnë në Shqipëri

Më: 26 mars 2020 Në ora: 08:09
Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, njoftoi për mbërritjen në vendin tonë, të 50 mijë elementë të mbrojtjes personale kundër COVId-19.

“50 mijë elementë të mbrojtjes personale sot kanë mbërritur në Shqipëri, pas blerjes që u mundësua nga qeveria shqiptare, për rritjen e stokut në mbrojtjen e mjekëve dhe infermierëve kundër COVId-19”-  citon Manastirliu.

Ministrja shpreh faleminderime për shtetin turk që mundësoi kanalin e komunikimit për transportin, në këtë situatë ku shumë shtete kanë bllokuar eksportin e mjeteve të mbrojtjes personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat