Meta: Situata me koronavirusin është nën kontroll – do të arrijmë ta menaxhojmë

Shqipëria

Meta: Situata me koronavirusin është nën kontroll – do të arrijmë ta menaxhojmë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 22:52
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se situata me koronavirusin në  Shqipëri është  nën kontroll  dhe se qeveria shqiptare ka marrë  të  gjitha masat për menaxhimin e situatës.

“Situata me COVID-19 është nën kontroll, kapacitetet tona janë  në  efiçiencë të plotë. Kjo situatë  do të  vazhdojë  të  mbetet nën kontroll  sepse janë  marrë  të  gjithë  hapat e duhur” ka thënë Meta.

“Duke pasur në  konsideratë  se Shqipëria ka lidhje me Italinë  dhe zhvillimet atje, unë  jam i bindur që  do të  arrijmë  ta menaxhojmë  këtë  situatë  me pasoja sa më  të  lehta të  jetë  e mundur, por ne kërkojmë  përfshirjen e të  gjithë  qytetarëve sa u përket kufizimeve dhe mbajtjes së  distancave sociale”.

“Mendoj që  heroizmi dhe sakrifica më  e madhe që  mund të  bëjmë  është  të  tregojmë  durim, përmbajtje dhe kujdes për veten tonë  sepse në  këtë  mënyrë  përkujdesemi për familjen, rrethin dhe bashkëpunëtorët tanë.”

“Unë  nuk dëshiroj të  bëjë  komente ndaj komenteve edhe për shkak të  institucionit që  përfaqësoj, personalisht prej kohësh edhe para zgjedhjeve edhe pas tyre kam pasur një  qëndrim të  unifikuar me të  gjithë  faktorët politik në  Kosovë. Kosova e ka të  rëndësishme unifikimin për çështjet më madhore dhe çështja më  madhore aktualisht është  dialogu. Çdo ndarje lë  hapësira për të  ndërhyrë  një  faktor  i tretë  dhe rritet fuqia e faktorëve të tjerë.  Kjo nuk është  e drejtë  për Kosovën”.

“Çështja e pandemisë  është  çështje madhore, mos të  harrojmë  se për shembull në  Tuz ku deri para dy ditësh nuk kishte as një  rast, sot është  një  situatë  kritike me shumë  raste, nuk duhet të  harrohet sa e rëndësishme është  të  unifikohen të  gjitha energjitë    që  të  mos dal situata jashtë  kontrollit”.

Meta ka folur edhe për situatën në Kosovë, duke shtuar se ka besim në politikanët e Kosoves.

“Unë  jam i bindur se nëse udhëheqësit e Kosovës qëndrojnë  të  bashkuar dhe unifikuar dhe u qëndrojnë  parimeve demokratike të  fqinjësisë  së  mirë,  dhe ta  demonstrojnë  atë  vullnet që  kanë  forcat politike për të  qenë  një  vend i denjë  anëtar i NATO-s dhe BE-së do të  jetë  e pamundur të  imponohet çfarëdo dëshire e palës tjetër që  vazhdon të  shpresoj për një  të  ardhme për shkëmbime të  territoreve”.

“Unë do të  respektoj çdo vendim të  institucioneve të  Kosovës por nuk e kam bindjen që  zgjidhja në  Ballkan do të  ishte duke pasur më  pak serbë në  Kosovë  apo më  pak shqiptarë në  Serbi e them pas gjitha përvojave të  këtyre viteve në  rajon. E vetmja rrugë  që  garanton të  ardhmen në  rajon është  ofrimi i standardeve evropiane për të  gjithë  qytetarët në  të  gjitha vendet tona”.

Duke folur për hapjen e negociatave për anëtarësim në  Bashkimin Evropian, Presidenti i Shqipërisë  Ilir Meta, tha se Bashkimi Evropian tashmë  ka një qasje të  re ndaj Shqipërisë  por se megjithatë gjithçka varet nga Shqipëria.

“Qasja e re në  themelet e saj ka një  zgjerim strategjik të  BE-së  për të  inkurajuar vendet tona të  ecin në  rrugën e reformave dhe për të  rritur vetëbesimin tonë  se anëtarësimi është  i mundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat