SHBA mirëpresin hapjen e negociatave të BE me Tiranën e Shkupin - Bota Sot
SHBA mirëpresin hapjen e negociatave të BE me Tiranën e Shkupin

Shqipëria

SHBA mirëpresin hapjen e negociatave të BE me Tiranën e Shkupin

Më: 27 mars 2020 Në ora: 06:10
Michael Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit Michael Pompeo tha të enjten se Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mezi presim të thellojmë partneritetin tonë strategjik me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ata fillojnë hapat e ardhshëm në rrugën e tyre perëndimore.” Tha zoti Pompeo në një deklaratë.

“Ky vendim, - tha ai, - forcon më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu nënvizon rëndësinë e Marrëveshjes historike të Prespës e cila i lejon Maqedonisë së Veriut të avancojë synimet e saj drejt Bashkimit Evropian dhe ato transatlantike.”

“Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partnere e palëkundur ndërkohë që dy qeveritë ndërmarrin reformat e nevojshme për të forcuar sundimin e ligjit dhe përpjekjet e mëtejshme antikorrupsion, rritin ekonomitë e tyre dhe forcojnë luftën kundër krimit të organizuar,” thuhet në deklaratën e zotit Pompeo.

Sekretari i Shtetit tha se “të dy vendet duhet të qëndrojnë të përkushtuar në axhendat e tyre përkatëse të reformës dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e palëkundur ndaj përpjekjeve të tyre në këtë drejtim.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat