Basha përshëndet hyrjen në NATO të Maqedonisë së Veriut: Arritje e merituar

Shqipëria

Basha përshëndet hyrjen në NATO të Maqedonisë së Veriut: Arritje e merituar

Më: 27 mars 2020 Në ora: 23:55
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut

“Kam kënaqësinë të uroj përzemërsisht, fqinjin tonë, autoritetet shtetërore, vëllezërit dhe motrat tona dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mirëseardhjen në familjen e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Pa asnjë mëdyshje, ky është një proces i vonuar, por një arritje plotësisht e merituar, një ngjarje historike për MV dhe me peshë gjeostrategjike për NATO-n, që do të shërbejë si një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit tonë.

Uroj dhe besoj fort që shpejt aleancës sonë t’i bashkohen edhe vendet e tjera të rajonit, dhe që politika e sukseshme e zgjerimit të NATO-s në rajon, të shërbejë si shembull për procesin e anëtarësimit të vendeve tona mbi bazë të meritës në Bashkimin Europian.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat