Shoferi i ambulancës infektohet me Covid-19

Shqipëria

Shoferi i ambulancës infektohet me Covid-19

Më: 28 mars 2020 Në ora: 07:14
Ilustrim

Shoferi i ambulancës në spitalin e Maliqit është infektuar me koronavirus. Ai ka shfaqur simptoma të infeksionit si temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje, duke bërë që t’i nënshtruar analizave me tampom që kanë rezultuar pozitive. Megjithatë ende nuk dihet se si ai është infektuar.

Nuk dihet nëse ka pasur kontakt me ndonjë të infektuar që ka transportuar, apo e ka ‘marrë’ gjetkë, duke rrezikuar se ka infektuar të gjithë pacientët dhe epikin mjekësor që ka shoqëruar ditët e fundit.

Aktualisht janë të evidentuar 186 të infektuar në Shqipëri me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë. Nëntë persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë janë në gjendje kritike. Raportohet se 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, Covid-19 po mbush kapacitetet me 80 shtretër dhe 40 shtesë që pati këto ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat