Shqipëri, 5 viktima të koronavirusit në 48 orët e fundit

Shqipëria

Shqipëri, 5 viktima të koronavirusit në 48 orët e fundit

Më: 29 mars 2020 Në ora: 06:16
Foto ilustrim

Në Shqipëri që prej mbrëmjes të së enjtes deri mesditën e sotme janë rregjistruar 5 viktima të koronavirusit, duke e çuar në 10 numrin e atyre që kanë humbur jetën. Në 24 orët e fundit janë rregjistruar 11 raste të reja, ndërsa totali i të prekurve nga COVID 19 ka arritur në 197 persona. Sërish këtë fundjavë qarkullimi do të jetë i bllokuar deri mëngjesin e të hënës, e po ashtu të gjitha aktivitetet do të jenë të ndaluara

Një 67 vjeçar i cili vuante më parë nga hipertensioni, humbi jetën mëngjesin e së shtunës në spital. Më herët, mbrëmë ishte një 72 vjeçare e cila nuk mundi t’i rezistonte sulmit të virusit COVID 19. Gjatë ditës së djeshme dy persona të tjerë humbën jetën, ndërsa një tjetër mbrëmjen e së enjtes.

Ritmet e rasteve të reja të konfirmuara, mbeten të moderuara, pasi në fillim të javës u shënua një kërcim i ndjeshëm krahasuar me mesataren e periudhës që nga 9 marsi kur u rregjistrua rasti i pare. Në spitalin infektiv, sipas përditësimit të të dhënave nga autoritetet gjenden të shtruar 74 persona të prekur nga të cilët 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion rezultojnë të jenë në gjendje të stabilizuar deri në mesditë”, bëri të ditur Silva Bino, shefe e departamentt të epidemiologjisë në Insitutin e Shëndetit publik.

Mes të prekurve është shtuar dhe një tjetër përfaqësuese e strukturave të shëndetësisë. Pas Drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka rezultuar pozitive dhe Drejtoresha e Operatorit të shërbimit të kujdesit shëndetësor, Mirela Cami, e cila ndodhet në vetizolim.

Janë 16 qytetet e vendit ku janë kontatuar raste me koronavirus. Tirana mbetet epiqendra e epidemisë me gati 60 përqind të rasteve, ose 113 të prekur, e pasuar nga Fieri, qyteti i dytë për nga numri i të prekurve, me 21 raste, Durrësi 11 raste, Lushnja 4 raste, Elbasani 5 raste, Rrogozhina 2 raste, Kavaja 4 raste, Korça 12 raste, Vlora 5 raste, Shkodra 4 raste, Lezha 4 raste, Tropoja 3 raste, Berati 1 rast, Hasi 3 raste, Kruja 3 raste dhe Puka 3 raste.

“Vazhdon puna në terren, me të gjithë epidemiologët, punonjësit ë Shëndetit public, të cilët janë duke gjurmuar rastet, duke identifikur kntaktet e tyre, duke testuar një pjesë te tyre, e duke i sjellë në Institutin e Shëndetit publik. Dhe më pas vijon i njejti proces zinxhir i identifikimit, gjurmimit dhe izolimit”, shpjegoi zonja Bino.

Autoritetet po vijojnë të përsërisin thirrje ndaj qytetarëve që të respektojnë rregullat e forta të detyrueshme për ë ufizuar përhapjen e mëtejshme të epidemisë. “Nëse ndryshe nga shumë të tjerë, ne i morëm masat në kohën e duhur dhe si të tjerë, ne i rezistojmë dhe i respektojmë të gjitha masat deri kur të vijë momenti i duhur, ajo kurba që nuk po rritet në mënyrë marramendëse është rezultat i kësaj rezistence e nëse atë kurbën duam që ta çojmë drejt zbritjes, pasi ajo të ngjitet aty ku do të jetë piku i saj që ende nuk ka ardhur, ka vetëm një rrugë: Rezistencë për ekzistencë. Asgjë tjetër”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Edhe kryetari demokrat Lulzim Basha shpërndau sot një video sensibilizuese përmes së cilës i bënte thirrje qtetarëve të qëndrojnë në banesat e tyre.

Ashtu si dhe fundjavën e kaluar, që prej orës 13.00 të ditës së sotme deri të hënën në mëngjes, lëvizja nëpër rrugë është plotësisht e ndaluar, sikundër të gjitha aktivetete tregtare, do të jenë të mbyllura. Gjatë paradites megjithatë pati një fluks të shtuar nëpër tregje, ndërsa punonjës të policisë bashkiake këshillonin qytetarët që të ruanin distancën.

Nga e hëna, qarkullimi do të kufizohet me tej. Daljet nga banesa për të blerë ushqime apo ilace do të mund të bëhen vetëm nga një anëtar i familjes, me leje të posaçme, e cila mund të merret online dhe është e vlefshme për 60 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat