Agron Tare tregon çfarë po ndodh me shqiptarët nëpër botë: Transportimi nga këto shtete është e pamundur!

Shqipëria

Agron Tare tregon çfarë po ndodh me shqiptarët nëpër botë: Transportimi nga këto shtete është e pamundur!

Më: 29 mars 2020 Në ora: 11:41
Agron Tare

Zëvendës Ministri i Jashtëm Agron Tare ka folur për procesin e riatdhesimit të shqiptarëve të izoluar në vendet e tjera, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ai tha se janë rreth 15000 kërkesa që janë bërë për riatdhesim, ndërsa shpërndarja e shteteve është shumë e madhe, pasi ka shqiptarë edhe në Eritrea apo Timorin Lindor.

Tare tha se është bërë një listë e rasteve prioritare, ku të miturit dhe ata që nuk kanë leje banimi do të riatdhesohen më shpejt.

Ai u shpreh se deri tani janë bërë 1000 riatdhesime në rrugë tokësore, ndërsa ditën e sotme do të mbërrijë edhe një avion nga Gjermania me shqiptarë të tjerë që do të riatdhesohen.

"Shifra e qytetarëve është e pamundur ta themi sepse shtohet dita ditës.

Ne kemi deri tani rreth 15 mijë kërkesa. Kemi bërë listën e rasteve prioritare.

Kemi riatdhesuar 1000 në rrugë tokësore. Dje filloi udhëtimet Air Albania, solli 112 qytetarë, më vonë Albawings solli 165 nga Kroacia.

Ne po vlerësojmë në fillim ata që janë në moshë të mitur dhe ata që s'kanë leje banimi dhe e gjejnë veten në vështirësi.

Janë në të gjitha vendet e botës, nga Timori Lindor deri në Eritrea. 65 shqiptarë në Eritrea kanë shkuar për të punuar, na kanë kontaktuar përmes ambasadës në Arabinë Saudite, por për momentin e pamundur.

Riatdhesimi ka kosto financiare, që nuk i përballojmë dot.

Për momentin duhet të rrinë aty ku janë. Ambasadat po bëjnë një punë fantastike. Po bëjmë të pamundurën, qytetarët duhet të bëjnë pjesën e tyre.

Të gjithë qytetarët nuk do kenë penalizime nëse e shkelin afatin e qëndrimit", tha Agron Tare në një intervistë për News24.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat