Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj kritikave që janë bërë ndaj kryeministrit Rama në lidhje me vendimin për të dërguar 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë në Itali në luftën kundër koronavirusit.
Ndërsa ka publikuar lajmet me Pekën dhe Lubonjën që sulmojnë kryeministrin, Braçe shkruan se ky vend është i mbushur me urrejtës dhe idiotë.
“Ky vend eshte i mbushur me idiotë dhe urrjetës! Po perse kane media, televizion, kete nuk e kuptoj?”, shkruan Braçe.
Mjekët që kanë mbërritur dje do të ndihmojnë rajonin e Lombardisë për përballimin e situatës, kjo si pasojë e akordit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio.