Dërgoi 30 mjekë shqiptarë në Itali, ish-deputeti i PD-së përgëzon Ramën: Na nderove

Shqipëria

Dërgoi 30 mjekë shqiptarë në Itali, ish-deputeti i PD-së përgëzon Ramën: Na nderove

Më: 29 mars 2020 Në ora: 18:18
10 mjekë dhe 20 infermierë u nisen drejt Italisë për të luftuar koronavirusin

Ditën e djeshme u nisën nga aeroporti i Rinasit 10 mjekë dhe 20 infermierë drejt Italisë për të luftuar koronavirusin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama për këtë vendim.

“Vendimet e Ramës kanë vend për kritika të merituara, por dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është akt mirënjohjeje që na nderon të gjithëve’, shkruan Selami në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat