Dyshime për COVID 19, analizat e 65-vjeçares nga Memaliaj nisen në Tiranë

Shqipëria

Dyshime për COVID 19, analizat e 65-vjeçares nga Memaliaj nisen në Tiranë

Më: 29 mars 2020 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Një 65-vjeçare në Memaliaj dyshohet se është infektuar nga koronavirusi. Burimet bëjnë me dije se gruas i janë marrë analizat dhe janë dërguar në laboratorin e Tiranës nga ku edhe priten rezultatet.

Të njëjtat burime thonë se gruaja nuk ka historik udhëtimi jashtë Shqipërisë dhe as në zonat e prekura brenda vendit.

Ajo kishte shfaqur probleme serioze në rrugët e frymëmarrjes, kollë dhe temperaturë.

Nëse rasti konfirmohet ky do të ishte i pari për qarkun e Gjirokastrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat