Ja si do jetë moti të hënën dhe 4 ditët e ardhshme

Shqipëria

Ja si do jetë moti të hënën dhe 4 ditët e ardhshme

Më: 30 mars 2020 Në ora: 06:14
Ilustrim

Më poshtë po ju njohim se si do të jenë kushtet meteorologjike për javën që presim.

Dita e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqendrueshme, reshjet e shiut do të jenë të izoluara me intensitet të ulët vetëm përgjatë maleve, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

LEXO EDHE:

Lajm i mirë nga ‘Shefqet Ndroqi’, del me sukses nga operacioni vajza me Covid-19

Dita e martë do të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intesitet të ulët.

Dita e mërkurë do të jetë me reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshje në formë shtrëngate. Reshjet e borës do të rikthehen përsëri deri në lartësin mbi 300 metra me intensitet deri mesatar. Në Alpe reshjet do të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës.

Kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë hera-herës të vrullshme nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 20-25m/s.

Dita e enjte do të kenë mot të qendrueshëm.

Dita e premte do të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intesitet të ulët

Në fushën termike vlen të theksohet dita e enjte ku temperaturat në vlerat minimale do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë javës do të kemi parashikime më të specifikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat