"Ndoshta nuk po e kuptoni me çfarë lufte po përballemi këtu në spitalin Infektiv" Apeli i doktoresh Çomos

Shqipëria

"Ndoshta nuk po e kuptoni me çfarë lufte po përballemi këtu në spitalin Infektiv" Apeli i doktoresh Çomos

Më: 30 mars 2020 Në ora: 06:42
Ilustrim

“Kur më duhet të vij në spital shikoj në Tiranë njerëz dhe them është e tmerrshme. Këta nuk e dinë cfarë lufte bëhet në shërbimin infektiv” thotë  Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo në një mesazh postuar në facebook e ministres së Shëndetësisë.

Doktoresh Çomo bën apel të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi ndërsa të moshuarve dhe ata me sëmundje kronike të mos dalin fare nga shtëpia.

“I gjithë shërbimi ynë, mjekë infermierë, kryeinfermierë, sanitarë, reanimatorë, imazheristë janë të gjithë në krye të detyrës 24 orë në 24 orë por duhet të rrisim sensibilizimin e popullatës.

Kur më duhet të vij në spital shikoj në Tiranë njerëz dhe them është e tmerrshme. Këta nuk e dinë cfarë lufte bëhet në shërbimin infektiv. Qëndroni brenda sepse është gjëja më e vogël që mund të bëni dhe shërbimi më i madh që mund ti bëni shëndetit dhe familjarëve tuaj. I bëj thirrje atyre që  kanë sëmundje kronike, pensionistëve të qëndrojnë kategorikisht në kushte shtëpie të mos dalin sepse janë grupi më i rrezikuar nga COVID. Ne jemi gjithmonë këtu por ju bëni atë që e mendoni sakrificë qëndroni në kushte shtëpie." 

Deri tani Shqipëria ka shënuar 212 të infektur me koronavirus dhe 10 të vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat