Qytetarja: Çfarë aplikimi për të dalë?! Unë s’kam telefon, kam 7 vjet pa drita! Të përgjiget “Babai”!

Shqipëria

Qytetarja: Çfarë aplikimi për të dalë?! Unë s’kam telefon, kam 7 vjet pa drita! Të përgjiget “Babai”!

Më: 30 mars 2020 Në ora: 07:40
Një familje në zonën e Laprakës

Pandemia e shkaktuar nga Covid 19 ka nxjerrë në skenë dhe një tjetër ”sëmundje”, siç është ajo e varfërisë dhe urisë.

Në një familje në zonën e Laprakës, nënë e bijë, secila me fëmijë të mitur, apelojnë për ndihmë, pasi për shkak se nuk dalin dot më në rrugë që të mbledhin kanaçe, nuk kanë më me se të ushqehen dhe aq më pak të paguajnë qeranë (5 mijë lekë të reja). Kjo shumë, edhe pse mund të duket modeste, për familjet me të ardhura normale, për këtë familje, pa burrë krah, dhe pa të ardhura, ajo është një hall i shtruar në përditshmen e tyre.

Zyra Sula, e cila ka tre fëmijë për të rritur, dhe një tjetër në bark, është e divorcuar nga bashkëshorti i saj, dhe nuk është pjesë e asnjë skeme ndihme nga ana e shtetit.

Ajo tregon se prej 7 vitesh jetojnë pa drita, pasi nuk kanë mundësi që ti paguajnë, ndërkohë që është qesharake tiu kërkosh që të aplikojnë në e-albania, për të dalë nga shtëpia që të blejnë qoftë edhe një bukë të ftohtë.

Shtëpia siç duket dhe nga pamjet brenda saj lë shumë për të dëshiruar, ndërsa thoma ku fle Zyraja së bashku me fëmijët e saj, është e hapur në disa pjesë të themelit, ku sipas saj gjatë natës hyjnë dhe minjtë.

“Unë nuk kam bukë për fëmijët, ja shikojeni këtë, që është gurë e fortë, ku të marr leje unë, unë skam bateri kur të vendos telefonin? Unë nuk kam ku vendos fëmijët që të bëjnë detyrat, të jenë si gjithë të tjerët. Gjynah për këta fëmijë, shihni dritaret, që na kanë mbuluar ferrat, nga aty vijnë gjarpërinj, nuk jetohet këtu.

Kërkoj ndihmë nga biznesmenët dhe bosat që janë në Shqipëri të vënë dorën në zemër për këta fëmijë, nuk dua asgjë për vete”, është apeli i Sulës.

E dhimbshme apo jo, nëse karantina shumë personave iu ka hequr lirinë, kësaj familjeje praktikisht u ka hequr edhe bukën, ndërsa fëmijët qajnë pasi janë të uritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat