Iu shtua hartës së të prekurve me koronavirus, zbulohet kush është i infektuari i ri në Fier

Shqipëria

Iu shtua hartës së të prekurve me koronavirus, zbulohet kush është i infektuari i ri në Fier

Më: 30 mars 2020 Në ora: 11:52
Fier

Gjatë deklaratës zyrtare që bëri për mediat, zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë bëri të ditur se në qytetin e Fierit ishte shtuar një rast i ri me koronavirus.

Sipas ABC News mësohet se rasti i ri është një nga familjaret e nëpunëses së DAR, e cila u konfirmua pozitive ditën e djeshme.

Kjo është një vatër e re e infeksionit në Fier, ndërsa janë duke u bërë verifikime për të tjera kontakte.

Nga të dhënat e deri tanishme pavarësisht se është bërë hetimi ende nuk dihet se nga e ka marrë koronavirusin, nuk dinë të thonë se kanë pasur kontakte me persona të infektuar apo me persona që kanë udhëtuar jashtë vendit.

Pas Tiranës, Fieri është më i prekuri nga Covid-19, pasi derri më tani janë konfirmuar 23 të infektuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat