Deputetin e zuri koronavirusi, por nuk është vetëm ky lajmi i keq, e shkarkojnë…

Shqipëria

Deputetin e zuri koronavirusi, por nuk është vetëm ky lajmi i keq, e shkarkojnë…

Më: 30 mars 2020 Në ora: 14:56
Adriatik Alimadhi

Deputeti Adriatik Alimadhi është tashmë i konfirmuar si i prekur me COVID-19 dhe po merr trajtimin mjekësor pranë organeve shëndetësore.

Por krahas kësaj, ai është shkarkuar edhe si kryetar i grupit parlamentar të “Partive të Djathta”.

Ky grupim deputetësh ka ndryshuar emrin duke u quajtur “Demokraci dhe Drejtësi” dhe në krye është vendosur deputeti Edmond Stojku.

Image

Në përbërje të grupit të ri janë edhe ish-deputet të ish-grupit parlamentar të Adriatik Alimadhit, si Koçi Tahiri, Ramazan Gjuzi, Ervis Meço, Kostaq Papa etj.

Deputeti Stojku e nisi punën e tij si kryesues grupi ditën e premte ku ishte i pranishëm edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat