Mjekët shqiptarë shkojnë në Brescia/ Do shërbejnë në spitalin e një prej zonave më të goditura

Shqipëria

Mjekët shqiptarë shkojnë në Brescia/ Do shërbejnë në spitalin e një prej zonave më të goditura

Më: 30 mars 2020 Në ora: 15:58
Edi Rama

10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë kanë nisur punën sot në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga Covid- 19 në Itali.

Videon ku shfaqen bluzat e bardha në oborrin e spitalit, e ka shpërndarë në rrjetin social, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ministrja Manastirliu ka deklaruar më herët se në stafin mjekësor që shkoi në Itali, janë përgjithësisht mjekë e infermierë të rinj që kanë shprehur dëshirën për të dhënë kontributin e tyre në ndihmë të kolegëve dhe popullit italian.

Ekipi i mjekëve shqiptarë u prit një ditë më parë ne aeroportin e Romës, nga ministri i Jashtëm itialian, Luigi di Maio, i cili nuk i kurseu falenderimet dhe mirënjohjen për Shqipërinë me gjestin human.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat