Situata me CoVid-19, Rama: Kemi kërkuar ndihmë nga NATO…

Shqipëria

Situata me CoVid-19, Rama: Kemi kërkuar ndihmë nga NATO…

Më: 30 mars 2020 Në ora: 16:43
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel ka deklaruar se Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga NATO për sa i përket situatës së krijuar nga CoVid-19.

Rama e ka pohuar këtë, teksa u pyet në lidhje me një kërkesë nga Mali i Zi për ndihmë nga NATO. Kryeministri tha se  kërkesa është bërë njësoj siç kanë bërë vendet e tjera.

Mali i Zi ka bërë kërkesë NATO për respiratorë, po qeveria jonë e ka bërë një gjë të tillë?

Ne kemi bërë të njëjtën procedurë, por nuk e di pse nuk është bërë lajm, por kjo nuk është puna jonë. Ne kemi ndjekur procedurën që kanë ndjekur dhe vendet e tjera.

Cila ka qenë përgjigja nëse ka një përgjigje nga NATO?

Nuk jam i informuar nëse ka pasur një përgjigje nëse do kishte pasur do isha informuar. Edhe njëherë që mos krijojmë iluzione, se shumë kush thotë “ua dha lekët Evropa”, ato nuk kanë ardhur me valixhe, nuk janë këto paratë që dalin nëpër televizor që qarkullojnë me shpejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat